Guri gjen rrjetën, sulmuesi kuqezi duket gati për sezonin e ri

0

Më në fund sulmuesi shqiptar, Sindrit Guri, ka gjetur rrjetën me ekipin e Ostendes në këtë fazë parasezonale. Pas katër  ndeshjeve miqësore “thatë”, Guri ka arritur të shënojë për ekipin belg, në takimin miqësor të sapombyllur kundër Zulte Varengem.

Sulmuesi kuqezi i dha barazimin skuadrës e tij në minutën e 56-të të takimit, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës 1-1. Sezoni i shkuar, ishte me shumë ulje-ngritje për bomberin shkodran, që synon të bëjë një edicion më pozitiv në 2019/20.

Miqësore, 16 korrik 2019 (19:00)

Zulte – Ostende  1-1
Bjordal 45’ / Guri 56’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.