Grumbullohet me kombëtaren, lojtari i Kukësit: Nder dhe krenari!

0

Sulmuesi i Kukësit, Rexhinaldo ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm këtë sezon për verilindorët, por ka vuajtur disa herë nga dëmtimet. Mozambikasi nuk është në nivelin ku pritej, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit,

Rexhinaldo me fanellen e Mozambikut

Megjithatë, forma e tij nuk ka ndikuar në stafin teknik të Mozambikut, me kombëtaren afrikane që e ka grumbulluar 28-vjeçarin për ndeshjen kundër Guinea-Bisau. Këtë gjë e konfirmoi vetë Rexhinaldo, me anë të një postimi në Instagram.

Sulmuesi i Kukësit shkroi: “Shumë i lumtur që jam grumbulluar me kombëtaren e Mozambikut. Shumë falënderime për stafin teknik që më ka besuar. Është gjithmonë një nder dhe krenari të përfaqësoj kombin tim. Jam optimist se do të shkruajmë historinë, besoj se i kemi cilësitë dhe kapacitetet. E kemi treguar se në çdo stadium mund të fitojmë, do të jetë e vështirë, por ne do i kalojmë me sukses dhe do të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Forca Mozambiku!”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.