Golat në vitin 2019: Sukaj-Ribaj “flakë”, Herald Marku surpriza

0

Vasil Shkurtaj, pas dy golave të shënuar ndaj Tiranës, u ngjit në krye të golashënuesve të Superiore. Deri më tani sulmuesi vlonjat numrin 11 gola të realizuar, një më shumë se shoku i tij i skuadrës, Rexhinaldo. Por kush janë lojtarët që po shënojnë më së shumti gjatë këtij viti?

Janë tre futbollistë, të cilët kanë gjetur katër herë rrugën e rrjetës. Prej tyre vetëm Xhevahir Sukaj po luan si sulmues qendror. Shkodrani ka gjetur veten në Vlorë, ndërkohë që edhe një tjetër lojtar i Flamurtarit ka realizuar po aq sa ai. Edhe Andi Ribaj, i cili po luan në krah më së shumti, ka shënuar këtë vit 4 gola. Surpriza është Herald Marku i Kastriotit, gjithashtu autor i 4 golave, së bashku me Ismail Dungën e Luftëtarit.

Po Shkurtaj e Rexhinaldo, sa kanë shënuar sivjet në kampionat? Të dy sulmuesit e kanë gjetur rrugën e rrjetës tre herë, po të njëjtën shifër e ka realizuar edhe Jasir Asani i Partizanit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.