Gjoka: Për mua nuk ishte penallti, ky episod na ndëshkoi!

0

Kamza pësoi një disfatë të rëndë pasditen e sotme, teksa humbja me Tiranën në shifrat 4-1 djeg shumë, gjithsesi loja e ekipit nga periferia e kryeqytetit, u ndikua dhe nga dalja e Beqirit me karton të kuq. Pas ndeshjes, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka folur për “Supersport”, në emisionin “Gol pas Goli”.

Penalltia – “Ishte një faktor shumë kryesor kartoni i kuq. Ndeshja ishte me dy pjesë. Në pjesën e parë, bëmë shumë mirë, pastaj u ndie presioni i kundërshtarit. Ky nuk është 11-metërsh, për mendimin tim, por tani gjithçka ka mbaruar. Kjo ishte pika e kthesës.

Përmbysja – “Sigurisht që duhet të flasim më shumë për skuadrën, pasi nëse do të jemi gjithmonë në këtë situatë, ath nuk ka vlerë. Duhet punuar shumë që kjo situatë negative, të kthehet në situatë pozitive. Duhet të jemi të qetë, të durueshëm dhe të shfrytëzojmë momentet tona të mira.

Kartoni i kuq – “Unë sapo e thashë që nuk na lejohet kjo situatë. Edhe pse qëllon shpesh në futboll që një lojtar del më të kuqe, duhet të punojmë me situatën ku ndodhemi. Ne nuk ishim të qetë dhe të vetëdijshëm për atë që bëjmë dhe rezultati u pa. Ne nuk jemi të qetë nga ana psikologjike dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, ndryshe nuk ka vlerë.

Zëvendësimet – “Mund të largoja Martinenën dhe të aktivizoja Orelesin, por mendova të mbaj të dy në fushë, së bashku me Plakun. Kjo ishte strategjia jonë”.

Rivalët – “Përmbysja që na kanë bërë kundërshtarët duhet të ndryshojë. Nëse ne bëjmë mirë në 50% të ndeshjes, kemi forca për të bërë mirë deri në fund”,- përfundoi Gjoka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.