Shkëmbi: I zhgënjyer nga loja, Bushiç meriton notë pozitive

Teuta dhe Flamurtari u ndanë në paqe në sfidën e luajtur në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”, teksa çdo gjë u mbyll me shifrat 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi ka folur për “Supersport” në emisionin “Gol pas goli”.

“Pritshmëritë ishin dhe janë maksimale, por ajo që më zhgënjeu ishte loja, jo rezultati. Shpresoj që të rregullojmë ato defekte që treguam sot në takimet e ardhshme”.

“Jo vetëm unë, por të gjithë trajnerët kur shohin ekipin e tyre që nuk përgjigjet, e mendova se ishte e vështirë për ta kthyer dhe për ta fituar ndeshjen. Për fat të keq shkoi siç e kisha menduar”.

“Bushiç mendoj se bëri më së miri detyrën për aq sa luajti. Ishte ndeshja e parë, ishte bashkuar vetëm dje dhe them se meriton një notë pozitive”.

“Kam bërë një pakt me veten, ekipin dhe klubin që gjyqtari ka të drejtë. Për mua dhe për ekipin tim mbyllet aty kur vendos gjyqtari. Nuk besoj se do të merrem ndonjëherë, në fushë mendoj se marrim atë që meritojmë”.

“Me atë që pamë në fushë mund të kenë ndikuar dhe lajmet nga Vlora. Jemi munduar të ishim serioz dhe të përqendruam, por në fushë nuk e bëmë. Kjo mund të jetë një e metë e stafit dhe lojtarëve, Flamurtari pavarësisht problemeve është një ekip me lojtarë të mirë dhe i konsoliduar”

“Së pari ishte dhe meritë e kundërshtarit që e kishte përgatitur ndeshje n për të mos na lënë ne për të luajtur. Edhe terreni nuk të lë që të pasosh apo të bësh një marrje të mirë. E treta është dhe ana psikologjike. Nuk kishim besimin e duhur që të qarkullonim topin”.

“Kallaku në shumë situata është më i rrezikshëm me fytyrë nga porta. Bushiç kishte afër edhe Prognin edhe Kamaran e Trourën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online