Futbolli shqiptar humb një legjendë, “shuhet” Fatmir Frashëri

0

Sot, Fatmir Frashëri është ndarë nga jeta. Figura e shquar e futbollit shqiptar i ka dhënë shumë futbollit tonë, si lojtar, trajner dhe president klubi. Frashëri ka qenë pjesë e Tiranës, Partizanit, Besës, Dinamos e Naftëtarit. Ka fituar 6 tituj kampionë në Shqipëri, si dhe ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi. Klubi i Tiranes, i Partizanit, si dhe FSHF e presidenti Armando Duka, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Frashëri.

Tirana:

U prehsh ne paqe Fatmir Frasheri

Eshte ndare sot nga jeta Fatmir Frasheri, nje nga ikonat e familjes bardheblu. Ish futbollist, trajner dhe pjese e rendesishme e historise se klubit.

Klubi i Futbollit Tirana i gjendet prane familjes Frasheri ne kete moment te veshtire.

Homazhet do te mbahen neser, nga ora 12:30 – 14:00 prane stadiumit “Selman Stermasi”.

Lamtumire kampion!

Partizani:

 

NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 78 vjeçare të ikonës së futbollit shqiptar Fatmir Frashëri nga një sëmundje e rëndë. Frashëri një prej kolosëve të futbollit tonë ishte emblemë e klubit të Tiranës si lojtar në vitet 60 – 70 duke fituar 4 Tituj Kampion të Shqipërisë. Si trajner ai drejtoi me mjaft sukses ekipet e Tiranës, Besës, Naftëtarit dhe Dinamos. Gjithashtu Frashëri për 3 vite ishte pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj të tjerë Kampion të Shqipërisë në sezonet 1962 – 1963 dhe 1963 – 1964. Frashëri mbajti veshur për 12 ndeshje edhe fanelën e ekipit tonë përfaqësues. Njëkohësisht ish mbrojtësi brilant është vlerësuar me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe Mjeshtër i Merituar .

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe ikona Fatmir Frashëri!

FSHF:

Futbolli shqiptar sot ka humbur një nga figurat më të mëdha. Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare ish-futbollisti i shkëlqyer i Tiranës dhe Kombëtares, “Mjeshtri i Madh”, Fatmir Frashëri.

Fatmir Frashëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar nga fundit viteve 50-të deri në fillimin e viteve 70-të, si një mbrojtës i shkëlqyer, me një qetësi të admirueshme dhe personalitet të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushave të blerta, duke u cilësuar nga të gjithë si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Frashëri ka kontribuar në futbollin shqiptar për shumë vite edhe në pozicionin e trajnerit për shumë vite si edhe President i Klubit të Futbollit Tirana.

“I tronditur dhe me hidhërim të thellë, dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Fatmir Frashëri, ish-mbrojtësi i madh i Kombëtares dhe Tiranës, President klubi, mik dhe dashamirës i madh i futbollit, është ndarë nga jeta përgjithmonë. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, familjen e tij, miqtë dhe të dashurit, besoj dhe shpresoj që kjo humbje e pakthyeshme të lërë brenda nesh kujtimin më të mirë për Fatmirin. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjithë familjes së madhe të futbollit shqiptar gjej rastin t’i shpreh familjes dhe miqve të tij ngushullimet më të sinqerta për humbjen e njeriut më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.