Fotogaleri | Gjashtë mbrojtës “big” për Kategorinë Superiore

0

Janë disa skuadrat që kërkojnë të përforcojnë prapavijën në merkato dhe në treg nuk mungojnë mbrojtësit qendror. Madje janë disa që kanë fituar trofe, ose kanë luftuar. Në Maqedoni Olsi Teqja për shembull ka fituar gjithçka, titull e Kupës, ashtu si Tefik Osmani në Shqipëri.

I lirë është edhe Gëzim Krasniqi, i cili arriti të siguronte kupat e Europës me Rabotniçkin. Ditmar Bicaj doli pa gjë te Flamurtari vjet, edhe pse u munduan shumë të sigurojnë vendin e dytë në kampionat dhe të fitonin Kupën e Shqipërisë.

Dy qendërmbrojtësit e tjerë që janë të lirë e kanë mbyllur sezonin te Vllaznia. Renato Malota dhe Sedat Berisha, edhe pse kuqeblutë ranë nga Superiorja, kanë treguar nivel dhe janë një opsion i mirë për shumë klube të elitës së futbollit shqiptar.

Ditmar Bicaj nuk u preferua nga Ilir Daja te Flamurtari, ku vjet ishte titullar në 25 takime dhe shënoi tre gola. Lezhjani ka një opsion në Azerbajxhan, por Korça është destinacioni i preferuar, pasi edhe do të bëhet baba së shpejti
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.