FOTO | Pushimet e çuditshme të De Ligt dhe yjeve të futbollit

Matijs De Ligt do të jëtë një lojtar i Juventusit për 5 vitet e ardhshme. Bardhezinjtë fituan garën me Barcelonën dhe arritën të bënin të tyrin mbrojtësin 19-vjeçar.

Së bashku me të dashurën e tij, AneKee Molenar, holandezi shijoi pushimet në Bahamas dhe nuk ka ngurruar të ndajë me fansat foto nga dita e tij. Nuk është vetëm De Ligt ai që ka marrë vëmendje, pasi dhe yje të tjerë të futbollit kanë kaluar pushime nga më të ndryshmet.

Mesfushori i Liverpulit, Çambërlejn, ka udhëtuar me avion personal drejt Los Angelos, ndërsa Bernardo Silva ka zgjedhur pyjet e Kalifornisë për të eksploruar. Pushimet më të çuditshme, i ka kaluar padiskutim Sezar Azpilikueta. Mbrojtësi i Çelsit ka zgjedhur Lindjen e Mesme për të kaluar ditët e pushimet, mbi një deve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *