Barça në vështirësi për Nejmar, Perez hyn në garë me një ofertë tunduese

Barcelona e do përsëri Nejmrin në skuadër, por akoma nuk po tregon interes konkret drejt PSG. Katalanasit ofrojnë vetëm mundësinë e përfshirjes së një prej Dembele dhe Kutinjo, plus para. Francezët deri tani bëjnë rezistencë dhe kërkojnë vetëm para në dorë. Barcelona e ka të pamundur ta bëjë këtë, duke parë se ka një bilanc tepër negativ në raportin blerje-shitje.
E gjithë kjo situatë fut Real Madridin në “valle”. Madrilenët kanë një simpati të veçantë për Nejmar dhe nuk mund ta refuzojnë nëse i ofrohet mundësia. PSG është gati t’ja japë madrilenëve me një çmim të arsyeshëm, sesa ta dërgojë përsëri në Barcelonë. Sipas “Sky Sport”, Perez dëshiron të fusë në këtë operacion Luka Modriç.

Mesfusha është “thembra e Akilit” te kampionët francezë dhe eksperienca e Modriç do shëronte gjithçka. Megjithatë, ky transferim mbetet tepër i ndërlikuar, pasi janë të përfshira shumë palë. Modriç për momentin nuk preferon të shkojë në Paris. Nejmar nuk e dimë nëse dëshiron t’i bëjë një tjetër tradhti Barçës. Kështu, për momentin gjithçka mbetet e pamaterializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online