Do të ishte hera e parë që do të ndodhte, Italia dhe Gjermania mund të dërgojnë 6 skuadra në Champions League

Sezoni i ardhshëm i Champions League-s do të ketë pjesëmarrëse 5 ekipe nga Serie A dhe 5 të tjera nga Bundesliga. Ecuria europiane e skuadrave italiane dhe atyre gjermane kanë bërë që kampionatet në fjalë të përfaësohen me nga 5 klube në Champions League 2024/25. Por të dyja ligat kanë mundësinë që, si asnjë herë më parë, të shtojnë edhe më tepër listën e skuadrave për kompeticionin më prestigjoz për klube.

Sipas rregullores, fituesi i Champions League-s dhe ai i Europa League-s siguron automatikisht pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Champion-sit. Në garë për trofeun veshëgjatë deri më tani janë dy klube gjermane, Borussia Dortmundi dhe Bayern Munich. Ndërsa sa i përket Europa League-s, në garë janë dy klube të Serisë A, Roma dhe Atalanta, si dhe një nga Bundesliga, Bayer Leverkusen-i.

Në një situatë të tillë, nëse trofeu më i lakmuar për klube do të fitohej nga një skuadër gjermane, ose Europa League do të fitohej nga Leverkuseni, atëherë Bundesliga do të përfaqësohet nga 6 skuadra në Champions League-n e sezonit të ardhshëm. Në krahun tjetër, nëse trofeu i Europa League-s shkon në duart e lojtarëve të Romës, ose atyre të Atalantës, atëherë Seria A do të dërgojë 6 skuadra në Champions-in e sezonit të ardhshëm. /Sport Ekspres/