Feronikeli ndal Prishtinën në kryeqytet, vendos një karton i kuq

Prishtina pati një ecuri shumë të mirë në kampionatin kosovar të futbollit dhe shtoi ndjeshëm presionin te kryesuesit e Feronikelit, por në sfidën e sotme përballë kryesuesve të kampionatit, nuk ia dolën të fitonin.

Edhe pse luanin në shtëpi dhe ishin në avantazh falë golit të Bekteshit në minutën e 17’, Prishtina nuk ia doli të marrë pikët e plota. Boshnjaku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57’ dhe Feronikeli mori frenat e lojës.

Miqtë arritën të barazonin në minutën e 65’ falë golit të Hotit, gol që vendosi dhe rezultatin final të sfidës, 1-1. Pas kësaj ndeshjeje, Ferronikeli ruan distancën prej 5 pikësh në krye, në kuotën e 49 pikëve, ndërsa Prishtina me 44 vazhdon ndjekjen.

IPKO Superliga, java 21

Prishtina – Feronikeli  1-1
Shënues: Bekteshi 17’ / Hoti 65’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *