Europa League | Laçi, Partizani e Luftëtari: Të gjitha në TV

0

Laçi, Luftëtari dhe Partizani do të luajnë nesër ndeshjet e kthimit në Europa League. Takimi i parë është ai i kurbinasve me qipriotët e Anorthosis Famagusta. Sfida luhet në stadiumin e qytetit të Laçit prej orës 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Ndryshe situata me Luftëtarin, që sfidën e parë kundër Ventspils e humbi me shifrat 5-0. Gjithsesi kjo disfatë nuk i ka zbrapsur televizionet për ta transmetuar takimin e kthimit. Ndeshja që luhet në “Elbasan Arena” prej orës 20:00 do të transmetohet në RTSH 2.

Partizani luan në transfertë kundër Maribor dhe ky takim gjithashtu do të transmetohet në RTSH.  Maribor-Partizani zhvillohet nga ora 20:15 dhe transmetohet në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.