E papritur, Deshamp zyrtarizon blerjen e Realit

Real Madrid e ka thyer kasafortën dhe ka rrëmbyer të gjitha paratë në të për t’i shpenzuar në merkato. “Los Blancos” kanë konfirmuar blerjet e Hazard, Militao dhe Joviç. Ferland Mendi pritet të jetë afrimi i radhës në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi i majtë i Lionit pëlqehet shumë nga Zidan, që e do me patjetër në skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dalje zyrtare të asnjë pale dhe ato që thuhen mbeten akoma në kuadrin e thashethemeve. Për t’i konfirmuar këto spekulime mendon trajneri i kombëtares franceze Didier Deshamp. Tekniku, ndoshta pa dashje, konfirmon se Mendi do të zbarkojë në Madrid.

Ndërkohë që fliste për 24-vjeçarin ai u shpreh: “Ferland ka një rritje spektakolare. Dy vite më parë luante me Le Havre në Ligën 2 dhe tani do të jetë në Madrid. Luan me të dyja këmbët dhe në kombëtare ka qenë i mirë sa herë është dashur”. Mendi pritet të transferohet në Madrid në këmbim të një shifre që arrin 50 milionë eurot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *