E kryer, Barça likujdon Atletikon për Grizman

Antuan Grizman do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës. Klauzola e largimit prej 120 milionë eurosh do të likujdohet nga klubi katalanas dhe francezi do të niset drejt “Camp Nnou”. Kështu pretendon “L’Equip”, që shton se kanë nisur proçedurat e këtij transaksioni dhe pas përfundimit të tyre gjithçka do të jetë zyrtare.
Ditën e nesërme do të kenë mbaruar të gjitha formalitetet dhe Grizman më në fund do të lirohet nga “zinxhirët” e Atletikos së Madridit. Mbetet për t’u parë se kur do të vendosë Barça ta zyrtarizojë sulmuesin, gjithsesi me lajmet e fundit tifozët katalanas qëndrojnë të qetë.

Grizman do të jetë blerja e tretë blaugrana këtë merkato pas De Jong dhe Neto Murara. Në ditët në vijim priten zhvillime të reja rreth çështjes Nejmar. Me ardhjen e Grizman dhe brazilianit, Barça pritet të shndërrohet në një “makineri të pamëshirshme” për çdo kundërshtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *