Ajaksi i vë vulën, De Ligt largohet nga holandezët!

0

Matijs De Ligt ka qenë një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj vere. Emri i mbrojtësit është lidhur më së shumti me Barcelonën fillimisht, por Juventusi arriti të lëvizte më mirë dhe të bindte lojtarin që t’i bashkohej bardhezinjve.

Në mediat ndërkombëtare është publikuar edhe një bisedë e mbrojtësit me trajnerin Marcelo Sarri, ndërkohë që së fundmi Ajaks ka konfirmuar që De Ligt nuk do të fluturojë me skuadrën në fazë përgatitore.

Kështu ai pritet të zbarkojë në Torino, aty ku pritet të nënshkruajë. Mbrojtësi do të bëhet një ndër më ët paguarit te bardhezinjtë, ndërkohë që Juventusi për kartonin e tij do të paguajë rreth 70 milionë euro. Një rol të rëndësishëm në këtë lëvizje ka luajtur agjenti Mino Raiola, i cili ka bashkëpunuar në lëvizje të mëdha me kampionët e Italisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.