Duka: Panuçi nuk largohet kaq lehtë, kam vetëm një vërejtje për të

Armand Duka ka bërë një përmbledhje të vitit 2018 dhe kreu i FSHF e ka nisur prononcimin e tij për “SuperSport” me kombëtaren kuqezi. Aventura në Ligën e Kombeve nuk shkoi siç pritej për djemtë e Panuçit, por Duka tenton të fokusohet te anët pozitive të kësaj eksperience.

Ai komenton dhe ofertën e Romës për trajnerin e kombëtares, ndërsa zbulon dhe diçka që i ka kërkuar Panuçit për të përmirësuar në daljet e tij publike.

LIGA E KOMBEVE – “Rezultatet e “Nations League” do të konsideroheshin të mira sikur të kishim fituar të gjitha ndeshjet e të ishim në fazën play-off. Por, futbolli nuk është matematikë. Nuk është se luajtëm keq. Ndaj Izraelit luajtëm shumë mirë. Patëm mungesë fati dhe ndaj Skocisë kartoni i kuq ndryshoi ndeshjen. Në grupe me tre takime, një gabim kushton shumë. Gjithsesi në letër, Skocia mund të konsiderohet më i fortë se Izraeli dhe Shqipëria.”

PANUÇI TE ROMA – “Lajmin e lexova sot. Nuk mund të flas për vërtetësinë e këtij lajmi. Më bëhet qejfi kur dëgjoj se e kërkon një klub i madh. Por, duke e njohur, mund të them se s’mund të jetë në bisedime me Romën, pa folur me mua.”

SJELLJA E TRAJNERIT ME MEDIAN – “Personalisht i kam bërë vërejtje Panuçit për sjelljen e tij me median. Ai është një person që reklamon më pak se çka. Ai nuk kujdeset shumë për imazhin e tij, pasi fokuson gjithçka të skuadra e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *