Duka: Garë e fortë për titull, ka një zgjidhje për dënimet kolektive

Pasi komentoi ecurinë e kombëtares dhe situatën e trajnerit Panuçi, Armand Duka u ndal dhe te kampionati shqiptar me përmirësimet dhe problematikat e tij. Gjatë prononcimit për “SuperSport”, kreu i futbollit shqiptar vlerësoi avancimin e klubeve në garat europiane dhe ambiciet gjithnjë në rritje për të kaluar sa më shumë ture.

Infrastruktura është një tjetër fushë ku ka patur zhvillim dhe përmirësime, ashtu si dhe hapësira për lojtarët e rinj dhe talentët që po dalin në pah. Problem mbeten dënimet kolektive, për të cilat Duka kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Kreu i FSHF komenton dhe situatën e arbitrave dhe tregon se pse skema me 10 ekipe në Superiore është më e mira… për momentin.

PERFORMANCA E SKUADRAVE NË EUROPË – “Ndoshta ekipet patën mungesë pati. Shorti ishte jo shumë i përshtatshëm për skuadrat tona. Por, duket të jemi të vetëdijshëm, se pak vite më parë, maksimumi i klubeve tona ishte kalimi i turit të parë. Tani klubet tona synojnë dhe meritojnë më shumë. Pse jo, dhe pjesëmarrje në kupat e Europës.”

KAMPIONATI – “Është zbutur shumë diferenca e faktorit fushë. Çdo gjë është e hapur, pavarësisht se Partizani e ka mbyllur si kampion i dimrit. Ata kanë qenë bindës në dy fazat e deri tanishme, sidomos në fazën e parë. Titulli mbetet i hapur deri te Flamurtari i vendit të gjashtë.”

TALENTET – “Kemi disa emra që po spikasin shumë. S’dua ta përmend emra, por disa prej mund të jenë alternativa për ekipin kombëtar. Janë lojtarë të skuadrave të ndryshme, qoftë te Partizani dhe deri te Luftëtari.”

ARBITRAT – “Gabimet e arbitrave kanë qenë pjesë e lojës. Nuk ka pasur dëshirë për cenimin e lojës. Gabimet janë të pashmangshme dhe po shohim se po ndodhin edhe tani në epokën “VAR”, por uroj që të mos jenë vendimtare për fatin e kampionatit. 6 Arbitra dhe VAR? Është çështje financash. Me kaq shumë ndeshje se zhvillojmë, nuk mund ta përballojmë”.

DHUNA DHE DËNIMET KOLEKTIVE – “Edhe mua nuk më pëlqen dënimi i stadiumeve pa tifozë. Por, si institucion nuk kemi gjendur një zgjidhje alternative. Kështu e parashikon kodi i disiplinës. Një bashkëpunim më i mirë midis klubeve dhe forcave të policisë do të bënte të mundur identifikimin e tifozëve problematikë. Për momentin nuk kemi arritur ta bëjmë këtë, por po punojmë me stafin e federatës dhe policinë për ndalimin e individëve dhe penalizmin e tyre për t’i thënë jo dënimeve kolektive. Është një punë që duhet bashkëpunim nga i gjithë sistemi i drejtësisë shqiptare.”

STRUKTURA E KAMPIONATIT  – “10 skuadra është numri optimal për nivelin e futbollit tonë sot. Për paratë që hidhen, kaq mund të mbajmë. Ideale do të ishte një kampionat me 20 skuadra, por nuk e përballojmë dot këtë lloj formule. Me 10 skuadra kemi luftë deri në fund dhe minimizojmë fenomene negative si: paracaktimi ose lenia e ndeshjeve.”

INFRASTRUKTURA  – “Kemi pasur progres në numrin e stadiumeve, mbas “Arenës Kombëtare” do të fillojmë një stadium me gjashtë mijë vende në Kukës. Na duhen më shumë fusha. Duhet të kemi 50 fusha të reja në Tiranë, nëse synojmë një futboll modern.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online