Ekipi i Kantes ruan traditën, statistika e veçantë dominohet nga francezët

Skuadra e Kaenit në Francë vazhdon të bazojë lojën te mesfushorët shkatërrues, të cilët vrapojnë pa fund për të prishur lojën e kundërshtarëve. Lojtari më i spikatur në historinë e kësaj skuadre ka luajtur pikërisht në këtë pozicion.

Bëhet fjalë për Ngolo Kanten, mesfushorin shtatshkurtër që tani luan me Çelsin në Angli dhe që prej korrikut gëzon statusin e një kampioni bote. Por, kjo filozofi loje vazhdon te skuadra në veri të Francës.

Sipas sajtit të njohur të statistikave “Opta”, tre lojtarët me më shumë ndërhyrje të sakta në kampionatet elitare (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Franë) janë të tre francezë dhe dy vendet e para mbahen nga dy lojtarë të skuadrës së Kaenit.

Frederik Guilbert merr medaljen e artë me 92 ndërhyrje të sakta, ndërsa kolegu i tij Aleksander Xhiku regjistron 84 ndërhyrje të sakta, po aq sa francezi i Uotfort, Etien Kapue.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online