Drogba: I lumtur për Balotelin, ja çfarë i thashë në janar

0

Mario Baloteli la Nicën në merkaton e janarit për t’u transferuar te Olimpiku i Marsejës. Aventura e re ka nisur mbarë për sulmuesin italian, i cili ka shënuar 5 gola në kampionat me ekipin e ri.

Didier Drogba mbahet mend për sezonet dhe golat e shumta të shënuar me Çelsin, por afrikani shpërtheu te Marseja. Ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi 19 gola në sezonin 2003/2004, ndërsa më pas u transferua në Premier Ligë.

Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit francez, Drogba zbulon bisedën e bërë me Balotelin. Ai ndihet i lumtur që italiani po shënon dhe po ndihmon ekipin në arritjen e rezultateve pozitive.

Jam shumë i lumtur për impaktin pozitiv të Balotelit me Marsejën, sidomos për faktin që kemi biseduar bashkë përpara se të ndodhte ky transferim. Unë i thashë Marios: ‘Ke këtë mundësi dhe shfrytëzoje, sepse Marseja është një klub që do të bëjë të ndihesh mirë.’ Dhe tani Mario po luan shumë mirë. Është rikthyer të shënojë dhe jam shumë i lumtur për të”, përfundon Didier Drogba.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.