Dorëhiqet numri dy i Barçës, shkaku quhet Nejmar

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Zhordi Mestre është dorëhequr nga posti i tij në klubin katalanas. Njoftimi është dhënë ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate në faqen e internetit të skuadrës blaugrana, ku thuhet se Mestre ka paraqitur në zyrat e klubit tërheqjen e parevokueshme.
Mediet katalanase kanë hulumtuar rreth shkaqeve të këtij vendimi dhe sipas tyre, arsyeja është gjetur. “Sport.es” raporton se ish-zëvendësi i Bartomeut është tërhequr për shkak të Nejmar. Në klub ka një ndarje të drejtuesve në lidhje me rikthimin e brazilianit.

Duke iu referuar kësaj medie, Mestre ishte kategorikisht kundër ardhjes së Nejmar në “Camp Nou”. Problemet e shumta që Nejmar shkaktoi në klub me burgosjen e ish-presidentit Rosell, por edhe largimi i shëmtuar në Paris sjellin këtë kundërshti mendimesh.

Ndërkohë, Bartomeu ka këmbëngulur me idenë e kthimit të sulmuesit dhe përgjigja e Mestre ka qenë dorëheqja. Në lidhje me zëvendësuesin e tij, raportohet se Bartomeu nuk do të punësojë askënd, por do i mbulojë të dyja postet i vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *