De Laurentis: Ançeloti do qëndrojë 6 vite, ja çfarë më tha para Liverpulit

0

Aurelio De Laurentis zbulon për “Corriere dello Sport”, negociatat e afrimit të Karlo Ançelotit në stolin e Napolit. Një tratativë e shkurtër prej vetëm pesë minutash, ndërsa presidenti i Napolit tregon dhe një detaj të veçantë përpara sfidës së fituar kundër Liverpulit në Champions.

Kishim kontakte telefonike prej vitesh. Herë pas here Karlo informohej për lojtarët tanë dhe unë për lojtarët e tij. Më kishte befasuar ekuilibri i tij, por dhe edukimi që kishte, sepse kur e ndjente se nuk kishte vend për negociata, nuk insistonte.”

“Më duket se ky emërim ndoshta ishte shkruar në universin e futbollit, sikur ta kishte vendosur fati. U deshën pesë minuta, e përsëris, pesë minuta për të gjetur akordin. Kjo ishte negociata më e shpejtë në 15 vitet e mia në futboll. Më pas erdhi një avokat, shumë i mirë, dhe na u deshën dhe pesë minuta të tjera për të përcaktuar çdo detaj. Ditën tjetër Karlo erdhi në Iskia, më telefonoi i entuziazmuar dhe më tha: ‘Aurelio, mund të qëndroj këtu për gjashtë vite’.”

“Me atë përjetojmë një raport human dhe diskutojmë për interesa të përbashkët. Nëse i flas për futboll nuk ofendohet. Para ndeshjes me Liverpulin i telefonova në orën shtatë të mëngjesit dhe i shpreha mendimet e mia. Me mirësjellje dhe autoritet m’u përgjigj: ‘President qëndro i qetë, do ta fitojmë ndeshjen’”, përfundon kreu i Napolit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.