De Biazi kthehet në Levante dhe fiton “derbin” me Bardhin

0

Thuajse 10 vjet pas prezantimit te Levante, Xhani De Biazi kthehet në “vendin e krimit” dhe me Alavesin e tij e nis frikshëm, duke fituar 2-0. Pikët e para, fitorja e parë e sezonit, pikrëisht në debutim, start i pabesueshëm i ish-trajnerit të kombëtares sonë.

Nuk ishte një fitore spektakli, ishte një betejë, ashtu si kërkonte De Biazi nga ekipi i tij, që kërkonte me çdo kusht pikë dhe mori jo një, por tre. Një kthesë e fuqishme, pas një starti sezonal mediokër.

Levante mbajti topin, krijoi lojë por jo raste, ndaj një rivali të vendosur shumë mirë në fushë dhe mjaft solid në prapavijë, që bllokoi shumë mirë sulmusit kundërshtarë dhe nuk e pësoi as nga gjuajtjet nga distanca të Enis Bardhit, i cili i shkoi pranë golit në një rast. Shënoi Munir, një lajm i shkëlqyer për Alavesin, sepse ka nevojë për golat e tij, por e gjithë skuadra ishte në lartësinë e duhur, duke u mbrojtur në mënyrë perfekte në fund, edhe me 3 qendërmbrojtës. Shumë minuta me tentativa nga Levante, por Alavesi jo vetëm që rezistoi mirë, por mbylli llogaritë në minutën e 80-të me Medran. Kthesa e madhe ka nisur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.