Perlë e De Brujnes, Pep triumfon përballë Kontes

Mançester Siti ka fituar falë një goli të shkëlqyer të mesfushorit belg në pjesën e dytë. “Qytetarët” kthehen të parët në krye të Premier

Mançester Junajtid e ka gëzuar vetëm disa orë vendin e parë në Premier, sepse në orën 20:20:24 të së shtunës, kreun e ka rimarrë Siti i Pep Guardiolës. “Qytetarët” kanë fituar një ndeshje të madhe në Londër përballë Çelsit. Fatin e takimit e ka vendosur lojtari më i mirë i ndeshjes, Kevin de Brujin. Belgu ka zhvilluar një takim të përkryer që është kurorëzuar me një gol të jashtëzakonshëm në pjesnë e dytë. Çelsi nga ana e vet ka qenë i pafuqishëm për të ndalur marshimin e Sitit, që javë pas jave po tregon se këtë vit mbetet skuadra për t’u mundur. Dualiteti Siti-Junajtid duket se do të jetë tabloja e zakonshme në këtë sezon në Premier, me dy klubet e Mançesterit dominues.

Shifrat për Sitin, mungon goli – Pjesa e parë ka folur thuajse e gjitha për Mancecster sitin, që ka qenë skuadra më e mirë në fushë. Të paktën këtë kanë treguar të gjitha shifrat në fund, me përjashtim të golit natyrisht. 92% e pasime të sakta për Sitin nga 80% për Çelsin, 9 gjuajtje në portë nga “Qytetarët”, vetëm 2 për Çelsin, 60% me 40%b zotërimi i topit në favor të ekipit të Guardiolës. Por ai që vlen më shumë në futboll, goli i ka munguar “Qytetarëve”, të cilët nëse do ta kishin mbyllur pjesën e parë përpara nuk do të kishin vjedhur asgjë. Takimi në 45 minutat e para ka qenë një lojë shahu mes dy mjeshtrave të taktikës, Konte e Guardiola. Siti është shfaqur më këmbëngulës dhe më i rrezikshëm që në fillim, duke rrezikuar me Zhezus, teksa motori i lojës së “Qytetarëve” ka qenë Kevin de Brujn. Çdo gjë ka kaluar nga këmbët e tij, teksa Çelsi më së shumti i ka besuar kundërsulmit. Gjërat janë vështirësuar edhe më për Konten, teksa ka humbur shërbimet e Moratës. Rastin më të pastër në pjesën e parë e ka pasur Fernandinjo, por Kurtua ka bërë mrekullinë përpara brazilianit.

Perla e De Brujnes – Në pjesën e dytë Siti e ka nisur disi më ngadalë. Më në fund Çelsi ka pasur disa momente të mira, duke kontrolluar lojën. Por vetëm kaq, sepse “Qytetarët” lënë “diplomacinë” dhe luajnë më direkt në fushë. Guardiola urdhëron ekipin të shtyjë fort dhe Siti ashtu bën. Presing i lartë dhe asfiksues për Çelsin që sjell dy raste të humbura nga David Silva dhe Sterling përpara se De Brujn t’i japë epërsinë e merituar “Qytetarëve”. Është minuta e 67-të dhe pas një kombinimi me Gabriel Zhezus, belgu shënon një perlë me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone. Goli qetëson Sitin, që përpiqet të ulë rimtin, ndërsa Konte provon të hedhë në fushë edhe Batshuain e Pedron për t’i dhënë një impuls sulmit. Por pa sukses, sepse skuadra më e rrezikshme në fushë mbetet Siti, teksa Rydiger 5 minuta nga fundi shpëton portën nga goli i dytë pas gjuajtjes së Zhezus. Në fund një fitore plotësisht e merituar nga Siti, teksa Pep mposht Konten, që i ishte kthyer në makth. Bashkë me fitoren Siti kthehet në krye të Premier me pikë të barabarta me Junajtid, por me një gol plus më shumë nga fqinjët rivalë.

Çelsi – Man.Siti     0-1

Shënues: De Brujin 67’

E shtunë 30 shtator 2017 “Stamford Bridge”

Çelsi: Kurtua, Rydiger, Kristensen, Kahill, Azpilikueta, Kante, Bakajoko (Batshuai 73’), Fabregas, Alonso, Hazard (Pedro 72’), Morata (Uillian 35’). Trajner: A.Konte

Man.Siti: Ederson, Uolker, Stons, Otamendi, Delf, Fernandinjo, Sterling, De Brujn (Danilo 90’+2), D.Silva (B.Silva 76’), Sane (Gyndogan 83’), Gabriel Zhezus. Trajner: P.Guardiola

Gjyqtar: M.Atkinson

Kartonë të verdhë: Fernandinjo 60’, Otamendi 89’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online