David Luiz: Boll me kritika! Tani kemi një filozofi loje, besojmë të gjithë te Sarri

Humbja në derbin përballë Arsenalit ka sjellë kritika të shumta për Mauricio Sarrin dhe stilin e tij të futbollit që po praktikon tek ekipi i Çelsit. Italiani ka ndryshuar mënyrën e lojës së “Bluve të Londrës”, tashmë synohet mbajtja e topit dhe loja me shumë pasime.

Një gjë e tillë kërkon kohën e vet dhe David Luiz ka dalë në mbrojtje të trajnerit. Në prononcimin për “Sky Sport”, mbrojtësi brazilian vlerëson shumë punën e Sarrit, beson te kjo mënyrë e të luajturit dhe e di mirë që rezultatet do të vijnë.

Sarri nuk ishte i lumtur pas humbjes, por asnjë nga nuk ishte i tillë dhe kjo është normale. Tani kemi stilin tonë të lojës, mentalitetin tonë. Nëse do të na kërkonin ta bënim këtë lloj futbolli përpara ardhjes së Sarrit, askush nuk e besonte. Tani është e mundur dhe po e bëjmë një gjë të tillë. Çelsi është në gjendje të luajë mirë me topin dhe ta qarkullojmë atë siç bëjnë ekipet më të forta në botë. Më parë ishte e pamundur, ndërsa ne duhet të përmirësohemi në 25 metrat e fundit.”

“Kjo gjë kërkon kohë dhe rezultatet vijnë më vonë, por ne besojmë te ajo që bëjmë. Mungesa e rezultateve të bën të ndryshosh shpeshherë, por kjo nuk është zgjidhja. Tani kemi filozofinë tonë të lojës, së cilës unë i besoj shumëSarri ka bërë një punë të pabesueshme deri më tani, me të vërtetë të mrekullueshme. Një skuadër ka nevojë për një ose dy vite, si Siti dhe Liverpuli, që po luajnë shumë mirë me topin. Të gjithë i besojnë punës së trajnerit dhe të gjithë jemi në anën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *