Cikalleshi: Meritonim më shumë, nuk e pranoj këtë rezultat

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, foli për RTSH Sport pas ndeshjes me Islandën, ku u shpreh:

RIKTHIMI – “Shiko, sot më ka mërzitur rezultati, pasi me lojën që zhvilluam, mund të arrinim diçka më të mirë. Për mua, që të rikthehem në kombëtare dhe të jap kontributin tim, është nder. Me sistemin e ri, me partner në sulm (Balajn), bëjmë shumë mirë. Më vjen keq që nuk shënuam as unë as Balaj. Jemi të mërzitur nga rezultati”.

LOJA – “I kisha si detyrë rikthimet në mbrojtje, pasi kundështari i përdor shumë mirë rivëniet anësore. Ia dola në pjesën e parë, por harxhuam shumë energji. I patëm rastet për të shënuar, kishte dhe një episod për penalltinë që pretenduam. Në pjesën e dytë, nuk kishim shumë forca për të dalë në sulm. Pjesën e parë, kishim erën në favor, por nuk e shfrytëzuam. Në pjesën e dytë, ishte më vështirë. Edhe goli që pësuam, na uli disi vetëbesimin, moralin. Gjithsesi, nuk dorëzohemi, vazhdojmë. Me trajnerin e ri dhe me skemën që përdorëm, treguam që dimë të luajmë. Nuk është më ajo Shqipëria që vetëm mbrohet. Nuk e pranoj dot këtë rezultat.

MOLDAVIA – “Me Moldavinë, do të jetë ndeshje ndryshe, pasi kundërshtarët nuk janë të njëjtë. Islanda ishte shumë e fortë fizikisht. Luftuam me ta për çdo top, nuk pësuam nga goditjet standarte. Me Moldavinë, duhet të arrijmë me doemos fitoren, por nuk duhet të flasim këtu, por të bëjmë një ndeshje shumë të mirë në fushën e lojës”, përfundoi sulmuesi kavajas.

“Ne kemi detyra që i kemi punuar gjithë javën dhe duhet të jemi rigorozë. Një goditje në fund të pjesës së p arë mund ta gjuanim ose Bekimi, por donte ta godiste Lenjani. Nëse shënonim gjërat do ishin ndryshe. Jam i mendimit, që edhe pse bëmë një pjesë të parë të mirë, më vjen keq për rezultatin”, shtoi Cikalleshi per Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *