Boks/ Njeriu 365 milionë dollarësh, Alvarez, sot për titullin në peshën “super middleweight”

Boksieri meksikan, Saul “Kanelo” Alvarez, i cili vlen 365 milionë dollarë, do të ngjitet sonte në ring, për duelin ndaj anglezit Roki Filding. Kanelo kërkon t’i marrë boksierit nga Liverpuli brezin kampion bote WBA, në peshën “super middleweight” (deri në 76 kg), si dhe synon titullin e tretë botvror të tre kategori të ndryshme.

Ky do të jetë dueli i parë i meksikanit në këtë divizion peshe dhe rikthimi i tij në ring që prej përballjes së shtatorit me kazakun Genadi Golovkin. Kundërshtari i tij, Filding, do të mbrojë për herë të parë titullin e kampion bote WBA, që e fitoi në muajin gusht duke mundur gjermanin Tajron Cojge.

Aspekti më interesant i këtij dueli është diferenca e madhe e gjatësisë midis dy boksierëve. Kanelo 1.75 m dhe Fielding 1.85 m. Meksikani do ta ketë të vështirë, por në sytë e të gjithë ekspertëve, ky duel do të fitohet nga ai, pasi Fielding, megjithëse mbajtës i një brezi kampion, ka nuk cilësohet si një prej boksier elitar në kategorinë “super middleweight”.

Alvarez i përket skuadrës së ish-Djalit të Artë të boksit botëror, Oskar De La Hoja, i cili edhe si organizator është po aq i shkëlqyer sa ishte boksier, mjafton të shihet si është trajtuar Alvarez në dy duelet me Golovkin: barazim me mik sfida e parë, fitore me pikë në ndeshjen e dytë, që ishte sërish shumë e paqartë.

Në horizont është një duel i tretë me Golovkin, por ndërkohë Kanelo fiton kohë dhe ndërkohë mendon edhe për personin e vetëm që e ka mundur në karrierë, Floj Mejuedhër, i cili në 31 dhjetor do zhvillojë një ndeshje-show me yllin e kik-boksit japonez Nasugaua, me 3 raunde. “Shfaqje të tilla janë qesharake. Boksi do donte një tjetër sfidë mes nesh”, thotë Kanelo, por harron që Mejuedhër është 41 vjeç dhe me boksin e ka mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *