Befason Roma, gjen akordin me talentin e PSG-së

0

Deri më tani këtë merkato, Roma ka bërë disa afrime shumë të mira që do të përforcojnë ekipin e parë, por verdhekuqtë po studiojnë disa alternativa edhe për të ardhmen. Drejtuesit kryeqytetas kanë nisur bisedimet prej me shumë se dy javësh me kolegët e PSG-së, për firmën e Ruben Providence.

Talenti 18-vjeçar i PSG-së shihet si e ardhmja e klubit nga drejtuesit e Romës, që flitet se kanë gjetur akord për firmën e tij. I vetmi ngërç deri më tani është klauzola që PSG dëshiron, një klauzolë riblerjeje për një shumë të caktuar.

Roma nuk preferon që ta rrisë lojtarin dhe PSG ta rimarrë sërish për ndonjë shifër qesharake, prandaj po vazhdohen ende negociatat. Gjithashtu, Roma është në bisedime edhe me Hajduk Split, për firmën e Mario Vuskoviç, edhe ky 18-vjeç.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.