Blerja rekord e Arsenalit, zbulohen detajet e kontratës së Pepe

Nikolas Pepe është lojtar i Arsenalit, mungon vetëm zyrtarizimi nga ekipi anglez. Siç raportojnë të gjitha mediat europiane, Pepe ka firmosur për “Topçinjtë”, të cilët kanë paguar 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Pepe do të nënshkruajë për 5 vite, me një rrogë sezonale prej 6 milionë eurosh, një përmirësim kolosal i kontratës që përfitonte te Lilë në Ligue 1. 80 milionë eurot e ofruara, Arsenali do t’i paguajë gjatë këtyre 5 viteve që Pepe do të jetë lojtar i tyre.

Plot 16 milionë euro çdo fillim sezoni do të paguajë Arsenali në arkat e Lilës, që ka bërë një blerje të bujshme dhe do të përfitojë shifra faraonike. Gjithashtu, vetë Pepe do të fitojë dhe 2 milionë euro në sezon bonuse. Një transferim shumë i komplikuar, por dhe shumë i shtrenjtë mes Lilës dhe Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online