Befason Arsenali, ofertë 70 milionë euro për yllin e Ligue 1

0

Raportimet më të fundit nga Anglia pohojnë se Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për yllin e Lilës, Nikolas Pepe. Lajmi u publikua fillimisht nga gazetari pranë klubit londinez, David Ornestein, e më pas u publikua nga të gjithë tabloidet angleze.

Kjo ofertë vjen si “rrufe në qiell të hapur”, pasi prej shumë javësh flitej për një buxhet maksimal prej 40 milionë eurosh të “Topçinjve”. Pepe ka qenë edhe objektiv i Bajernit të Mynihut e PSG-së, por bavarezët interesohen për Ousmane Dembele dhe Leroi Sane, ndërsa PSG po pret të mësojë përfundimisht të ardhmen e Nejmar.

Pepe luan në të tria pozitat e sulmit dhe në rast se Lilë pranon ofertën dhe 23-vjeçari transferohet te Arsenali, do të përbënte një nga treshet më të frikshme të sulmit, së bashku me Lakazet dhe Obamejang.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.