Batha: Më gëzon ecuria e Partizanit, ja çfarë na motivon

0

Idriz Batha është një  ndër të mbijetuarit e “eksodit” të merkatos së janarit te Flamurtari. Mesfushori foli për emisonin “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të ndeshjes ndaj Kastriotit, ku preku problemet që po shoqërojnë skuadrën e tij, të ardhmen dhe ecurinë e Partizanit.

MOTIVIMI – “Mbi të gjitha është pasioni për futbollin. Të gjithë njerëzit edhe në një kalçeto të thjeshtë kanë dëshirë të fitojnë. Të gjithë jemi me shpresën se gjërat do të bëhen më mirë. Të gjithë duhet të japim maksimumin. Është e vërtetë që më mungon ajo ndjesia e të qenit pretendent, gjithsesi ta them me plot bindje që erdha të punoj me këta çuna që kam këtu. Janë djem e shokë të mrekullueshëm”

E ARDHMJA – “Kjo duhet parë, nëse ekipi do të formatohet dhe nëse presidenti ka dëshirë të krijojë një ekip pretendent”.

ECURIA E PARTIZANIT – “Më besoni që jam shumë i kënaqur që Partizani është në vend të parë. Në fakt do të doja të ishte Flamurtari në vend të parë, sigurisht. Gjithsesi nuk është hera e parë që Partizani është në vend të parë, ka qenë dhe kur kam luajtur unë, por jo kaq gjatë dhe me këtë diferencë”.

PROBLEMET – “Ne shpresojmë që çdo gjë të rregullohet. Në momentin që ne zgjedhim që të luajmë duhet të japim 100%-shin tonë”

RRAPAJ – “Rrapaj është një ndër talentet më të mëdhenj që ka Shqipëria në grupmoshën e tij. Unë jam një fans i çmendur i aktivizimit të lojtarëve të mirë. Ai po mëson dita ditës duke luajtur me ne”, përfundoi Batha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.