Atletiko pa mbrojtje, pas Godin largohen dy yjet e tjerë

Atletikos së Madridit do i duhet shumë para dhe punë gjatë meratos së ardhshme. Pas Diego Godin janë dy mbrojtës të tjerë që largohen nga “Wanda Metropolitano”. Filipe Luis dhe Huanfran nuk kanë pranuar rinovimet njëvjeçarë të ofruar nga klubi dhe kanë vendosur të largohen me kosto zero. Dy lojtarët e krahut, bashkë me Godin përbënin bazën e repartit difenziv të ekipit të Simeones. I vetmi “i mbijetuar” është uruguajani Himenez.

Atletikos do i duhet të ndërhyjë shpejt për të plotësuar mbrojtjen. Objektivat për të zëvendësuar dyshen e krahut vijnë nga Portugalia. Felipe dhe Aleks Tejes të Portos do të synohen në merkato. Blerja e tyre pritet t’i kushtojë Atletikos rreth 50 milionë euro.

Tejes në të majtë, Felipe në të djathtë

Dy mbrojtësit do e pëlqenin një transferim në Madrid, duke parë që nuk do ta kenë shumë të vështirë të zënë vendin e titullarit. Të dy lojtarët janë brazilianë. Felipe është 29 vjeç dhe Tejes mban 26 vite mbi supe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *