Arsenali “udhëton” drejt Amerikës, gjen zëvendësuesin e Ramsejt

0

Arsenali po bën një sezon të kënaqshëm aktualisht, teksa pa llogaritur barazimin e javës së fundit, numëronte plot 11 fitore radhazi mes kampionatit dhe Europa Ligë. Gjithsesi te “topçinjtë” vijon të jetë akoma e nxehtë çështja “Ramsej”, me mesfushorin uellsian, i cili nuk pranoi rinovimin e kontratës që i skadon fundin e këtij sezoni.

Aron Ramsej mund të jetë i larguar që në muajin janar, pasi në rast se nuk do të ndodhë diçka e tillë, “topçinjtë” rrezikojnë ta lejojnë mesfushorin të largohet me parametra zero verën e ardhshme. Në këto kushte, drejtuesit nga “Emirates” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm dhe me sa duket e kanë gati kandidatin kryesor. Migel Almiron është mesfushori 24-vjeçar, i cili aktivizohet në kampionatin amerikan dhe shihet si pasardhësi i Ramsej tek Arsenal.

Almiron ka luajtur dy sezone për Atlanta Junajtid në elitën e futbollit amerikan, ndërsa më parë ka veshur fanellat e Lanus dhe Cerro Porteno. Paraguajani shihet si një ndër më të talentuarit në vendin e tij dhe gjithashtu ka luajtur 12 sfida për kombëtaren e Paraguajit. Kampionati amerikan në janar do të ketë përfunduar dhe mund të jetë një mundësi e mirë për Arsenalin që të transferojë 24-vejçarin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.