VIDEO | Soue i papërmbajtshëm, dygolësh dhe do… gjithçka

Ali Soue rikthehet të shënojë me CSKA-në e Sofjes në Bullgari dhe madje në ndeshjen e djeshme kundër Bistritsa ka shënuar dy gola në harkun kohor të tre minutave. Futbollisti nga Gambia, i cili vjet fitoi “Këpucën e Artë” në Superiore me 21 rrjeta të tundura,  e çoi në katër numrin e golave të realizuar në Bullgari, tre në kupë e një në kampionat.

Pas ndeshjes ai edhe ka folur dhe ndihet i lumtur që shënon. Ai nuk ndalet me kaq dhe thekson se do që të fitojë gjithçka me klubin e tij. “Jam shumë i lumtur, prisja që të fitonim. Çdo ndeshje është e rëndësishme është për ne dhe duhet të fitojmë. Jam i lumtur për të dy golat dhe fitoren”, u shpreh sulmuesi 24-vjeçar.

Më tej ai shtoi: “Jam këtu për të bërë më të mirën. E njoh CSKA-në, i njoh edhe njerëzit që punojnë këtu. ata na ndihmojnë ne. Jemi ekip i mirë dhe nuk duhet të ketë tension mes nesh. Jam i lumtur që jam këtu”.

KONKURRENCA – Braziliani Mauridesh ka arritur deri tani të shikojë gjashtë gola në kampionat dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. I pyetur në lidhje me konkurrencën dhe për objektivat, Soue ka qenë shumë i qartë.

“I respektoj shokët e mi dhe Mauridesh gjithashtu. Çdokush duhet të japë më të mirën për të luajtur dhe CSKA do të fitojë. Çdokush prej nesh punon fort. Më e rëndësishme është që të fitojmë çdo ndeshje. Objektivi ynë është të fitojmë gjithçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online