Aliji rrëfen jetën pas vdekjes së babait: S’e kam marrë akoma veten

2018-ta ka qenë viti më i vështir në jetën Naser Alijit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare humbi nga babanë e tij nga një sëmundje e rëndë.

Mëngjarashi qëndroi disa muaj larg futbollit në mënyrë që të qëndronte pranë babait në muajt e fundit të jetës. Në një intervistë për “Gazeta Sportiluror”, Aliji rrëfen tragjedinë familjare.

“Gjëja më e vështirë ishte që të përshtatesha sërish me jetën pa babanë tim. E humba shtatorin e shkuar dhe akoma nuk e kam marrë veten, ishte goditja më e rëndë e jetës sime. Gjithmonë kam dhënë se jetën duhet ta fillosh nga e para e të pranosh realitetin, pavarësisht sa mizor që është. Por cili person mund ta pranojë në mendje vdekjen e parakohshme të një prindi”.

Aliji me babanë dhe vëllezërit

“Jeta ime vazhdon, por kurrë s’mund ta harroj babanë tim, gjithmonë do të ketë një vend në mendjen dhe zemrën time. Nuk ishte një vdekje që na erdhi si rrufe. Ai kishte kancer që s’mund të trajtohej. Edhe nëse e di që do të ndodhi, nuk mund të thuash se është më e lehtë. Thjesht isha i lumtur që isha pranë tij në ditët e fundit. Kjo më lehtësoi pak dhimbjet”

“Gjëja më e rëndësishme është që të respektosh prindërit e tu e të mësosh prej tyre. Dëgjojini sa më shumë të jetë e mundur që të mësoni diçka. Fëmijët e sotëm duhet t’i respektojnë më shumë prindërit dhe gjyshërit. Kur isha i vogël nuk kisha pajisje elektronike ose para, kisha vetëm një top dhe një ëndërr: Të bëhesha futbollist e të bëhesha dikush. Mendoj se në epokën e pajisjeve elektronike dhe rrjeteve sociale, respekti dhe ambicia për ndjekur ëndrrat e tua ka humbur”.

“Babai më ka mbështetur gjithmonë. Më mësoi diferencën midis të mirës e të keqes, e kam dëgjuar gjithmonë. Është e trishtueshme që disa fëmijë nuk mësojnë nga prindërit e tyre. Ndihem me fat që nuk kam pasur pajisje elektronike, celularë e të tjera kur isha fëmijë. Gjithë këto gjëra të shpërqendrojnë e s’të lënë të mësosh diçka shumë të vlefshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *