Teuta model, më keq se Tirana vetëm… Kamza

0

Superiorja ende nuk është mbyllur, ndërkohë që kanë mbetur edhe gjashtë javë kampionat. Veç titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, çdo vit jepet një çmim për ekipin “Fair-Play”. Skuadra me më shumë pikë merr edhe një shpërblim që kam shifrën e 15 milionë lekëve.

Përgjithësisht Teuta ka qenë ekipi më “fair”, për shkak të numrit të vogël të kartonëve të marrë, organizmit të ndeshjeve dhe dënimeve të pakta që merr ky klub nga organet disiplinor. Edhe sivjet durrsakët janë të parët.

Klubi që i ndjek është Kukësi. Dënimet nga tifozët i kanë pasur të pakta, kjo edhe për shkak se gjithë kampionatin e kanë zhvilluar larg “Zeqir Ymerit”. Podiumi përmbyllet nga skuadra e Skënderbeut, që njihet si një ekip jo i ashpër në fushë.

Vendi i fundit mbahet nga Kamza, që është përjashtuar nga kampionati për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Laçin. Tirana është në vendin e parafundit. Bardheblutë, së bashku me Partizanin, janë klubi më i dënuar me gjoba. Gjithashtu atyre u është mbyllur disa herë stadiumi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.