Ahmataj: Duhet vazhdimësi, ju tregoj pikën më të fortë

0

Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, pas fitores me Laçin në transfertë foli në një lidhej direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Nuk kam bërë asgjë në këto ditë, thjesht vura lojtarët në pozita pune. Duhet të kemi luftëtarë dhe të bëhet ajo që duhet. Rezultatet vijnë në varësi të asaj që do japim në fushë”, u shpreh fillimisht tekniku nga Elbasani.

“Mbijetesa? Ajo që më bëri të vij këtu është boshti. I njoh disa lojtarë, kam marrë informacion për të. Jemi munduar që pjesën tjetër ta plotësojmë. Jemi të vetëdijshëm për situatën dhe i dimë limitet tona. Ka edhe rezultate fallso, ndaj duhet vazhdimësi. Kjo ndeshje nuk tregon gjë. Do shohim në vazhdim”.

“A ishte i motivuar ekipi? I vura lojtarët në pozita pune, këtë thashë. Pa diskutim ishin të motivuar. Boshti është i rëndësishëm, ata japin shembull dhe të rinjtë i ndjekin. Janë djem të mirë dhe me kualitet brenda”.

“Moduli? Nga 4-3-3 kalonim në 4-4-1-1. Më pas Aleksi dilte lart dhe shkonim në 4-4-2 të pastër. Funksionoi dhe s’kemi pse heqim dorë nga kjo mënyrë. Futbolli do vazhdimësi”.

“Krahu i majtë dhe financat? Ata lojtarë kanë shumë kualitet në fazën sulmuese. Nuk mund të jenë lojtarët në të të dyja fazat mirë. Sa i takon klubit, e kam gjetur të organizuar. Ishin gati të përforconin skuadrën. Nuk më takon për aspekti financiar, unë jam trajneri”.

“Diferenca me ekipet e tjera? E kemi boshtin, e thashë edhe më sipër. Është me shumë rëndësi të kesh boshtin. Më kënaq më shumë fakti që kanë kapacitete aerobike dhe do të rriten akoma më shumë gjatë pjesës tjetër të kampionatit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.