Gega: Bardhi do të mësojë, kujdes me kartonët!

Partizani nuk gaboi dhe regjistroi fitoren e 13-të në kampionat dhe diferenca me Kukësin e vendit të dytë ka shkuar përsëri 5 pikë. Goli i Asanit në pjesën e dytë i siguroi tre pikët “Demave” dhe një gjë e tillë e gëzon Skënder Gegën.

Trajneri i Partizanit ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, duke analizuar ndeshjen, fitoren dhe garën për titull.

Kam gjithë javën që them. Kam luajur futboll dhe kam eksperiencë dhe i di të gjitha vështirësitë e ndeshjeve. Nëse nuk i vlerëson të gjitha ekipet njësoj,  ke probleme. Duhet të luash me vlerësim maksimal nga minuta e parë deri në të fundit. Patëm probleme edhe nga era, pasi nuk luanim dot lojën tonë“.

Në pjesën e dytë luajtëm më ashpër, më në grup. Patëm probleme, pasi Telushi po kalon një gjendje gripale. Trashi po ashtu është një mungesë. U munduam të luanim me dy sulmues, por loja erdhi ashtu siç erdhi“.

HEBAJ – “Unë besoj se nuk mund të them kush është i duhuri dhe kush jo si sulmues i deklaruar. Bardhi është natyrë tjetër, Hebaj jo aq i shpejtë, por e njeh zonën shumë mirë. U munduam të dalim te loja që jemi mësuar në pjesën e dytë. Gjithsesi, asnjë gjë nuk mbaron sot as për Hebajn, as për mënyrat e ndryshme të lojës që do të bëjmë.

MUNGESA E GOLAVE – “Është e vërtetë që nuk po i zgjidhim shumë mirë ndeshjet. Kjo tregon se kampionati është shumë i fortë. Me Kamzën dhe me disa ekipe të tjera duhet t’i mbyllim ndeshjet që në pjesën e parë. Nuk e di se kush do të na i zgjidhë ndeshjet më shpejt, por si Malaj, Asani dhe Hebaj mundohen të japin maksimumin për skuadrën në fazën e sulmit. Mua nuk më pëlqeu loja në grup, sidomos në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i kënaqur për këtë tri pikësh”.

TELUSHI – “Ishte ndërrim i detyruar, sepse kërkoi që në pjesën e parë të zëvendësohej. Ka probleme shëndetësore dhe nuk është në gjendje optimale. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe bën lidhjen shumë mirë mes mbrojtjes dhe pjesës së sulmit. Atanda bëri mirë dhe arriti ta zëvendësojë. Loja nuk ishte ajo që unë kërkoja, pasi kushtet e terrenit dhe ato atmosferike ndikuan”.

BARDHI – “Bardhi është një natyrë që jep maksimumin, deri në pikën e fundit. Sot u konsumua në pjesën e dytë, pasi mbuloi mesfushën. Gjithsesi, është i ri dhe do të mësojë. Ai u zëvendësua për t’i dhënë mundësinë Kardozos të shprehet në fushë. Rëndësi ka që ia arritëm qëllimit dhe të shohim ndeshjen tjetër”.

TRASHI – “Unë besoj se Trashi e mori kartonin në të qindat e sekondit dhe nuk duhej të ndodhte. Trashi është emocional dhe e ndjen fanellën, prandaj vendosi të bëjë atë ndërhyrje. Rëndësi ka që lojtarët të rriten dhe të mësohen ndeshje pas ndeshje. Ne kemi natyrë që të mos e rëndojmë veten tonë me kartonë të panevojshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online