55 milionë euro dhe Unas, Napoli bën gjithçka për yllin e Lilës

0

I gjithë fokusi i merkatos së Napolit është kthyer drejt sulmuesit të Lilës Nikolas Pepe. Sipas “Sky Sports” bisedimet janë në një fazë avancuar me Napolin që është pranë akordit me lojtarin dhe klubin nga veriu i Francës.

Oferta e De Laurentis për pronarin e Lilës, Zherard Lopez, është një shumë prej 55 milionë eurosh e paguar në një këst të vetëm dhe kartoni i futbollistit algjerian Adam Unas, i cili vlerësohet te përafërsisht te 20 milionë eurot.

Momentalisht ngërçi më i madh ndodhet te negociatat për kartonin e lojtarit. Mëngjarashi kërkon një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, ndërsa Napoli ka ofruar 3.5 milionë euro në sezon dhe 500 mijë në formë bonusesh.

Pepe aktivizohet si sulmues i krahut të djathtë dhe sezonin e kaluar shënoi 23 gola në të gjitha kompeticionet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.