15 vite madrilen, Luka Zidan prezantohet tek ekipi i ri

Djali i Zinedin Zidan, Luka Zidan, është larguar nga ekipi madrilen pas plot 15 vitesh. Portieri 21-vjeçar është huazuar te skuadra e Rasing Santander, ekip ky që sezonin e shkuar siguroi ngjitjen në Segunda Divizion.

Luka iu bashkua akademisë së Real Madrid në moshën 6-vjeçare dhe që nga ai moment ka qenë i pandarë nga ekipi “Los Blancos”.  21-vjeçari ka pasur mundësinë të luajë dy herë me Realin, në të dyja rastet në La Liga.(fitore 3 – 2 ndaj Hueskës dhe barazim 2 – 2 ndaj Vijareal)

Në fjalët e para si lojtari i Rasing Santander, portieri 21-vjeçar tha: Kisha shumë opsione, por Rasing mu duk si oferta më interesante. Dua të rritem te kjo skuadër e shikoj si një hap më lart për karrierën time. Drejtuesit kanë ambicie të mëdha për të ardhmen. Ndihem i lumtur që i jam bashkuar këtij grupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *