Teuta e nis keq, goditet tre herë në Letoni (VIDEO)

Teuta është mposhtur 3-0 në takimin e parë kualifikues përballë Ventspils, që u zhvillua në Letoni. Ndeshja nisi shumë keq për “Djemtë e Detit”, që u ndëshkuan që në minutën e 4-t të takimit. Megjithatë, të besuarit e Shkëmbit bënë mirë dhe tentuan të reagonin, duke krijuar disa shanse të mira.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Ventspils dhe e dyta nisi sërish me vendasit që u hodhën në sulm. Në minutën e 78-të do të vinte goli i dytë me anë të Umbilsasev. Vetëm 10 minuta më pas, Tosin do të shënonte sërish për Ventspils, duke vendosur rezultatin final në 3-0.

E enjte, 11 korrik 2019 (16:45)
Europa League, kualifikuese

Ventspils (LAT) – Teuta (ALB)  3-0
Sergiçuk 4′, Umbilsasev 78′, Tosin 88′

Kartonë të verdhë: Progni 33’, Kouros 74′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi 3-0 në favor të Ventspils. Teuta e nis keq aventurën europiane dhe tani do të tentojë të përmbysë gjithçka në Shqipëri

88’ – Teuta në tapet, Ventspils shënon sërish. Tosin në minutën e 88’ i çon shifrat në 3-0, duke e bërë kualifikimin shumë të vështirë për “Djemtë e Detit”

78’ – Ventspils shënon sërish. Umbilsasev kombinon mirë me njërin nga shokët e skuadrës dhe lëshon një të djahtë të hidhur, duke lënë në vend portierin Hidi.

70’ – Pas shumë minutave të qeta, Kallaku provon të jetë i rrezikshëm, por gjuajtja e tij me të majtën shkon jashtë

46’ – Fillon pjesa e dytë, asnjë ndryshim në formacionet e skuadrave

45’ – Mbyllet pjesa e parë, Teuta është në disavantazh 0-1 përballë Ventspils

28’ – Lojtarët e Ventspils janë të rrezikshëm në kundërsulm. Pas një aksioni të shpejtë, autori i golit Sergiçuk e sheh veten të vetëm përballë Hidit, por gjuajtja e tij ndalet nga gardiani i Teutës

21’ – Teuta pranë barazimit. Mbrojtësi Kouros ka mundësinë për të shënuar me anë të një goditje dënimi në pozicion të favorshëm, por e majta e tij shkon pak mbi tra

4’ – Shënojnë vendasit e Ventspils. Një krosim në zonë nga e djathta kontrollohet mjaft mirë nga sulmuesi kryesor Sergiçuk, që shënon me një gjysmë roveshatë dhe mposht Hidin.

1’ – Fillon takimi në Letoni

Formacionet

Ventspils: Makhonovski, Alsenat (Stuglis 84′), Monteiro, Mamah, Mshedivilli, Ananias (Osipov 40′), Kazaçoks, Villela, Ulimbaes, Sergiçuk (Svarups 61′), Ajegun. Trajner: I. Klosovs

Teuta: Hidi, Todorovski (Nikac 85′), Hoxha, Arapi, Kuoros, Progni, Aleksi, Sidibe, Beqja (Kalaja 62′), Kallaku, Bushiç. Trajner: B. Shkëmbi

 

One thought on “Teuta e nis keq, goditet tre herë në Letoni (VIDEO)

  1. O SHefa.Po he mo pse e morret kaq bute tani ,apo nga qe s’hengri 5 si Luftetari.E shiti apo e bleu Teuta . Jeni te papare . NJesh mbi njesha .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online