Zyrtare | Zbardhet e ardhmja e Ekuban, klubi turk e blen për dy milionë euro

0

Kaleb Ekuban është përfundimisht një lojtari i skuadrës së Trabzonsporit. Klubi turk ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e së blerjes së sulmuesit ganez nga i Lids Junajtid.

Ekuban u huazua më Turqi nga pala angleze në fillim të sezonit. Kalimi në Superligën turke rezultoi një vendim i goditur për klubin e lojtarin. 25-vjeçari ka shënuar pesë gola në kampionat dhe tre të tjerë në Kupë.

Sipas medieve angleze, Lids Junajtid do të përfitojë të paktën 2 milionë euro nga transferimi i Ekuban, të cilën e blenë në verën e 2017-ës për 500 mijë euro nga Kievo.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.