Alegri bën paqe me Adanin: Më vjen keq, por Juve nuk imiton dot Barcelonën!

Trajneri i Juventusit, Maks Alegri, foli pas barazimit në derbi ndaj Torinos, duke mos e fshehur kënaqësinë për evitimin e humbjes: “Do ishte një humbje e pamerituar, skuadra luajti mirë. Bëmë disa gabime në sulm, por në pjesën e dytë Torino nuk gjuajti më në portën tonë, ndërkohë që edhe goli në pjesën e parë erdhi nga një rivënie anësore. Komplimente djemve të mi, që po bëjnë një sezon të pabesueshëm dhe po luajnë shumë mirë, edhe tani që e kemi fituar titullin”.

E ardhmja: “Të shohim, do të pushojnë disa lojtarë që janë lodhur nga ky sezon. Jam i kënaqur nga lojtarë si Pereira e Kean, të rinjtë po rriten“.

Polemika me Adanin: “Më vjen keq për atë që ndodhi javën e shkuar, ishte vetëm një sfhryrje nervash pas ndeshjes. Flitet shumë për evolucion loje, por nuk mund të hedhim poshtë gjithçka na kanë mësuar trajnerët e së shkuarës. Puna e trajnerit është shumë e vështirë, nuk është shkencë. Është e drejtë të bëhen kritika, por e theksoj që duhet përzier e shkuara me të ardhmen kur bëhet skemat dhe formacioni”.

Shifrat: “Në Madrid vitin e shkuar fituam 3-1 me 38% zotërim topi, ndërsa kundër Ajaksit në shtëpi patëm 54% zotërim topi dhe humbëm. Nuk fitohen ndeshjet me shifra. Këtë vit kemi luajtur 3 ndeshje emblematike: Valencia, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid në shtëpi. Më e mira ka qenë ajo ndaj Junajtid, por askush nuk e mban mend. Milani dhe Juventusi, që kam pasur fatin t’i drejtoj, janë dy klube me ADN dhe kontekst të ndryshëm, është e kotë të imitojmë Barcelonën apo Bajernin, secili ka identitetin e vet. Futbolli nuk është shkencë, është art”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online