“Bomba” e Realit, blen sulmuesin që ka mahnitur në Europa League!

Para pak kohësh bleu Militaon nga Porto, një qendërmbrojtës me të ardhme të shkëlqyer sipas specialistëve të futbollit, ndërsa sot Real Madridi ka bërë një tjetër goditje të madhe.

Në orët e vona të së premtes AS nga Spanja ka lëshuar “bombën” e merkatos, sepse Reali ka blerë Luka Joviç, fenomenin e ri të Aintrahtit të Frankfurtit, 27 gola këtë sezon (9 prej tyre në Europa League).

Vetëm 21 vjeç, Joviç ka mahnitur Gjermaninë dhe Europën këtë sezon, sepse ka shënuar lumë golash, i fundit mbrëmë në Europa League kundër Çelsit.

Ka qenë goli që ndoshta ka bindur përfundimisht Los Blancos, sepse Florentino Perez ka dhënë OK për transferimin 60 milionë euro, prej të cilave 48 i merr Frankfurti dhe 12 Benfica, që kishte ruajtur 20% të kartonit.

Kontratë 6-vjeçare për serbin e talentuar, që në Madrid do të shtojë ndjeshëm konkurrencën në sulm, aty ku Benzema ka qenë tepër i vetmuar këtë sezon, edhe pse është munduar braziliani Vinicius Junior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online