Real Madrid ka njoftuar para pak minutash shkarkimin e trajnerit Hulen Lopetegui. Tekniku bask largohet nga kjo detyrë katër muaj pas emërimit, që solli dhe shkarkimin e tij të parakohshëm nga posti i trajnerit të kombëtares spanjoll vetëm dy ditë para fillimit të Botërorit “Rusi 2018”.
“ Bordi drejtues e kupton se ka një diferencë të madhe midis kualiteti të skuadrës së Real Madridit, që ka në përbërje tetë lojtarë të dominuar për çmimin e “Topit të Artë”. Rezultatet e arritura deri më tani nga klubi janë të papreçedenta. I jemi mirënjohës Lopeteguit dhe stafit të tij dhe u urojmë më të mirat në karrierën e tyre”, shkruhej në komunikatën e publikuar në sajtin e klubit madrilen.
Official Announcement.#RealMadrid https://t.co/DoBj8MKMrO
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) October 29, 2018
Pasuesi i Lopeteguit do të jetë trajneri i ekipit B, Santiago Solari. Argjentinasi është një zgjidhje e përkohshme, teksa pritet që në ditët në vazhdim të mbyllen negociatat me teknikun italian Antonio Konte.