Goli i pësuar, presioni i madh dhe Trashi: Alban Hoxha flet “pa dorashka”

Partizani mori humbjen e dytë për këtë edicion, megjithatë e sheh veten vetëm 1 pikë larg vendit të parë. Në një intervistë për “SportEkspres.com” dhe kolegët e “Panorama Sport”, kapiteni i “demave” ka komentuar takimin me korçarët, ku ka analizuar si sfidën e sotme ashtu dhe situatën te Partizani në tërësi.

Hoxha, sa keqardhje ndjeni për këtë humbje?
Normalisht që është një humbje e vështirë, por e kam thënë dhe më parë që nuk do të ketë vetëm fitore, do ketë dhe humbje. Është një humbje e vështirë, pasi humbasim vendin e parë, por shpresoj që sa më parë të rikthehemi te fitorja duke nisur që këtë javë që vjen.

Ku e fitoi ndeshjen Skënderbeu?
Them se presioni ka qenë pak më i madh te ne, pasi ecuria ka qenë e mirë dhe dashur pa dashur u fut dhe një presion nga jashtë ambientit, duke kërkuar fitore me çdo kusht. Ne kem djem të rinj që nuk e mbajnë dot presionin për të dalë kampion apo presionin e vendit të parë.

Sa ndikoi mungesa e Trashit në këtë ndeshje?
Dihen vlerat e tij dhe ndikoi mungesa e tij. Loja ishte e barabartë dhe u nda nga episodet. Nëse ne do të kishim shënuar nga ato 2-3 raste që kishim në pjesën e parë do ishte ndryshe. Skënderbeut i buzëqeshi fati, pasi edhe ata kishin pak raste por shënuan. Ndeshja ishte e barabartë, nuk çaloi asgjë te ne. Në futboll duhet të kesh dhe fat.

U kapët në befasi te goli i Muzakës?
Pa diskutim që më zuri në befasi. Janë disa gjëra teknike. Nëse luhet në një krah topi orientoja ata që janë më pranë topit. I kisha folur dhe Kalarit që të kishte kujdes, por kur pas harkimin  pash që Muzaka ishte shkëputur nga Kalari dhe pash vetëm goditjen e tij të befasishme. Isha pa përgatitur, me mendje se Kalari e kishte mbyllur në krahun e vet dhe nuk isha fokusuar te ajo pjesë.

Mund të keni dhe ju pak faj te goli i parë?
Dua ta shoh sërish si ka qenë goli, ishte një moment shumë  i shpejtë, për të parë nëse ishte faji im apo jo.

Ku duhet të ndërhyrje në merkato Partizani?
Ndoshta na duhet një sulmues që të jetë më i saktë para porte, që ta ketë të lehtë shënimin e golit, pasi Hebaj është i ri dhe duhet të ambientohet. Presioni i Partizanit është i madh. Bardhi është djalë i ri dhe nuk është tipik sulmues. Nëse do kishim një sulmues të mirëfilltë, atëherë do ta kemi dhe më të lehtë.

Ju mërzit humbja e dytë radhazi ndaj Skënderbeut?
Ne duhet të mësohemi dhe me humbje, pasi nuk mundu t’i fitosh 36 ndeshje. Duhet të humbësh me dinjitet. E humbëm ndeshjen me dinjitet, nuk është se u mundëm pa lojë pa gjë. Ne luajtëm mirë, pavarësisht disa gabimeve individuale që ndodhi. Nuk mund të jesh perfekt. Ka dhe ulje-ngritje. Mendoj se duhet të gabojmë sa më pak që t’i shohim javë pas jave dhe ti rregullojmë.

Çfarë u tha trajneri pas ndeshjes?
Nuk e quaj dramë, do të ketë dhe humbje, na tha që kemi ndeshje të tjera. Ndeshja harrohet.

Çfarë i duhet këtij Partizani?
Duhet dhe pak kohë për lojtarët e rinj si Mala e Bardha, që të mbajnë presionin e madh që ka një ndeshje e tillë. Unë kam pas emocione kur media e frynte shumë një ndeshje.

Këshilla për të rinjtë?
Unë i kam çdo ditë aty dhe u them çfarë duhet të bëjnë. Duhet të vazhdojmë para. Do punojmë fort dhe ta kthejmë që ndeshjen e radhës që vjen.

/ VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online