Sevija ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Red Bull Salcburg, Munas Dabur. Futbollisti arabo-izraelit do t’i bashkohet skuadrës andaluziane në fund të këtij sezoni, ndërkohë që në gjashtë muaj e ardhshëm do t’i kalojë si i huazuar te kampionët e Austrisë.
Për shërbimet e 26-vjeçarit, Sevija mposhti konkurrencën e Liverpulit, duke bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh, pesë prej të cilave do të paguhen në varësi të ecurisë së lojtarit në kampionatin spanjoll.
? ?
? https://t.co/7Du4t8Z7jP#vamosmisevilla pic.twitter.com/mh8Ocmirmy
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) 17 gennaio 2019
Gjatë dy sezoneve të fundit me Salcburgun, Dabur shënoi 31 gola në 40 takime, ndërsa për t’u veçuar ka qenë dhe paraqitja në “Europa League”, ku ka shënuar 6 gola në po aq takime, shifër kjo më e larta deri më tani në këtë kompeticion.