Zyrtare/ Rudi i jep fund në Mynih, firmos me Shalken

Aventura e Sebastian Rudit te kampionët e Gjermanisë zgjati vetëm një sezon. Mesfushori 28-vjeçar u prezantua sot nga klubi i tij i ri Shalke. Te skuadra nga Gelsenkirshen Rudi do mbajë numrin 13 dhe kontrata që ka firmosur zgjat për katër sezonet e ardhshme.

Nga shitja e mesfushorit, Bajerni përfiton 16 milionë euro. Fitim i konsiderueshëm po të marrësh parasysh se lojtari gjerman erdhi me parametra 0 nga Hofenhajmi 12 muaj më parë. Te Rudi Shalke gjen një lider për mesfushën, që do të ndihmojë trajnerin Tedesko të zvogëlojë boshllëkun e madh që lanë largimet me kosto 0 të Maks Majerit dhe Leon Goreckës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *