ZYRTARE | Leister nuk kursehet, 45 milionë euro për mesfushorin belg

Liester Siti ka thyer rekordin e klubit duke paguar 45 milionë euro për kartonin e futbollit belg Juri Tielemans. Mesfushori 22-vjeçar bindi drejtuesit e klubit anglez gjatë qëndrimit 6 mujor në Angli, ku u huazua nga Monako.

Ekipi nga Principata ka arritur të nxjerrë një fitim të konsiderueshëm për futbollistin belg të cilin e blenë dy vite më parë nga Anderleht për 25 milionë euro.

Interes për Tielemans shfaqi dhe Mançester Junajtid, por në fund “djajtë e kuq” u tërhoqën duke u fokusuar te lojtarë të tjerë. Me Tielemans në klub Leister Siti ka ndërtuar një mesfushë interesante ku krahas belgut të talentuar kanë emra si nigeriani Ndidi ose i riu anglez Çuduri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online