“Futboll i bukur dhe mentalitet fitues”, Xhampaolo tregon “recetën” e tij

Marko Xahmpaolo është prezantuar pasditen e sotme si trajneri i ri i Milanit. Gjatë konferencë ai i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve. Është shumë i lumtur për këtë mundësi dhe mendon se e ka merituar. Xhampaoli tregoi edhe detaje që ka në plan të ndryshojë te Milani.

Shprehet se do mundohet të bejë një ekip që luan bukur. Thur elozhe për Suson dhe tregon se i ka kërkuar bluzën Donarumës. Tregon se mbrojtja është e sigurt se do jetë me katër. Do të vlerësojë dyzimin mes Andre Silvës dhe Kutrone.

Foli pak edhe për Praet, ku u shpreh se ka katër lojtarë në atë pozicion, duke i dërguar një sinjal drejtuesve për të larguar dikë në mënyrë që të vijë 26-vjeçari. Maldini e telefonoi kur po relaksohej me shokët e tij.

FORMACIONI- Nesër është dita e parë. Fillimisht ta nisim punën. Mbrojtja do të jetë me katër. Do të bëj vlerësime të tjera, duke u munduar të bëj sa më pak gabime. Milani është ekip me cilësi të mëdha. Mbrojnë shumë mirë, janë të organizuar dhe mbartin cilësi. Do shohim çfarë të ndryshojmë. Kam disa ide.

STILI I LOJËS- Slogani im? Mbaje kokën lart dhe luaj futboll. Më pëlqejnë lojtarët e motivuar. Projekti është që të bëjmë një lojë të bukur. Në këtë skuadër nuk ka lojtarë të parë dhe rezerva, secili duhet të ndihet i rëndësishëm. Milani ka shumë të rinj dhe unë dua t’i përçoj atyre një mentalitet fitues. Duhet të ndërtojmë një eikp që nuk ka frikë nga vetja. Nuk kam frikë për asgjë. E vetmja gjë që i trembem është të mos jem vonë nesër për seancën e parë stërvitore.

MOMENTI I PARË- Maldini më telefonoi kur isha duke pushuar me disa shokë në një varkë. Pastaj mora direkt avionin e parë për të takuar Paolon. Kjo telefonatë më bëri një njeri të lumtur, është një nder i madh të jem në krye të këtij klubi. Milani është klub i lavdishëm, një mundësi e mrekullueshme për mua. Mendoj se e kam merituar këtë.

MERKATO- Praet është një lojtar që më pëlqen, por në pozicionin kua ai luan ne kemi katër mesfushorë të tjerë. Klubi bëri kërkimë përpara se të nënshkruante me Teo Hernandez. Ai është shumë i ri. Do të jetë kënaqësi ta shoh atë teksa rritet. Jam shumë kurioz të kuptoj se çfarë lojtari është ai. Është shumë ambicioz.

LOJTARËT KRYESORË- Suso është një lojtar me shumë kualitet. Më pëlqejnë shumë futbollistët me cilësitë e tij. Është shumë driblues dhe dhe ka aftësi të mëdha ofensive. Është futbollist që vendos ndeshjen. Lojtarë si ai ndikojnë në formacion, por në do mundohemi t’i gjejmë atij pozicionin perfekt.

Andre Silva dhe Kutrone kanë cilësi të ndryshme. Do duhet të vlerësoj situatëne të dyve. Do mundohem të kuptoj sesi t’i bashkoj dhe se cili është më i rëndësishëm. Është diçka shumë ë mirë të kësh në dispozicion të tilla zgjedhje.

Donaruma është një portier i mrekullueshëm. Është shumë i rëndësishëm për ekipin, por nuk është në dorën time qëndrimi i tij. Keni Boban dhe Maldinin këtu. Unë kurrë nuk kërkoj bluza të kundërshtarëve, por tre apo katër vite më parë e kam marrë një uniformë të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online