Tani nuk ka më dyshime. Ekipi i ri i Loris Karius do të jetë Beshiktashi. Klubi turk dhe portieri arritën sot marrëveshjen për kushtet e kontratës dhe tashmë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar nga klubi i Liverpulit. Gardiani gjerman është huazuar për dy sezone në Turqi.
Karius iu bashkua Liverpulit në verën e 2016-ës për 10 milionë euro. Viti i tij i parë në Angli qe mjaft i vështirë, por në sezonin e dytë Karius arriti të fitonte një vend titullari. Gafat në finalen e Champions League i kushtuan shumë portierit, i cili pësoi dhe abuzime nga fansat me anë të komenteve në rrjetet sociale.
Everybody at #LFC wishes @LorisKarius the best of luck during his loan spell. ?https://t.co/TNB7Rt2SJX
— Liverpool FC (@LFC) August 25, 2018